Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Europian të Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Europian të Tiranës

Më datë 22.12.2020 u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Europian të Tiranës. 

Ky Memorandum ka si qëllim nxitjen dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimit.  

UT dhe UET shprehin gadishmërinë për të bashkëpunuar për përmirësimin e proceseve kërkimore dhe mësimore si dhe nismave me interes të përbashkët.