Më shumë mundësi bashkëpunimi me universitetet Turke - UNIVERSITETI I TIRANËS

Më shumë mundësi bashkëpunimi me universitetet Turke

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha ka zhvilluar më datë 1 Prill 2022 një takim me Rektorin e Universitetit Canakkale Onsekiz Mart, Prof. Dr. Sedat Murat në kuadër të zhvillimit të mundësive të bashkëpunimit mes dy universiteteve.

Ky universitet renditet në mesin e 1000 universiteteve më të mira në botë në Raportet Botërore të renditjeve të Institucioneve Scimago 2012 dhe një nga universitetet më të mira novatore në Turqi.

Gjatë takimit u diskutua rreth:

  • Bashkëpunimit në kuadër të programit Erasmus+ për shkëmbimin e stafit dhë të studentëve
  • Bashkëpunimit në kuadër të programit Mevlana
  • Programeve të studimit dhe projekteve bilaterale të përbashkëta

Pjesë e takimit ishin edhe përfaqësues nga UT: Zv. Rektori i UT-së Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, Drejtore e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë Erida Elmazi, dhe përfaqësues nga Universiteti Canakkale Onsekiz Mart: Sekretari i Përgjithshëm, Prof. Dr. Ayhan Monus, Koordinatori i Përgjithshëm i Marrëdhënieve me Jashtë, Prof. Dr. Ayhan Oral, Zv. Koordinatori për Zyrën Ndërkombëtare të Studentëve të Huaj, Ziya Arnavuto?lu, si edhe nga Ambasada Turke, Metin Bulut dhe Samoena Brahimi.

Të dyja palët shprehën interes të lartë përsa i përket intensifikimit të marrëdhënieve dhe pjesëmarrjes në projekte të përbashkëta të dy universiteteve.

 

thumbnail_Image-3

Image 2 of 3