Më shumë mundësi bashkëpunimi mes UT dhe PABSEC
Ditën e sotme Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm Ndërkombëtar i Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Z. Asafev Hajiyev, ku u diksutua mbi mundësitë e bashkëpunimit mes të dyja palëve.
E përbashkëta e PABSEC dhe Universitetit të Tiranës është se PABSEC dhe Rrjeti i Universiteteve të Detit të Zi (BSUN) bashkëpunojnë dhe UT është anëtar në BSUN.
Rrjeti ka statusin ligjor të një organizate ndërkombëtare ad-hoc dhe është krijuar me rastin e Konferencës së 2-të të Rektorëve të Universiteteve të Detit të Zi, mbajtur në Kostancë në datat midis 9 dhe 12 korrik 1998, në ambientet e Universiteti të Konstancës. Ky rrjet përfshin më shumë se 120 universitete anëtare, nga 12 shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi si Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Serbia.
Të pranishëm në këtë takim ishte edhe zv. Rektore e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Anila Paparisto, Dekania e Fakultetit të Shkencave të Natyrës Prof. Dr. Eglantina Kalluci, Drejtoria e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Dr. Erida Elmazi, përfaqësuese e Shqipërisë në postin Sekretare e Komisionit të PABSEC për Politikat Sociale dhe Humanitare Znj. Renata Meto.