Universiteti i Tiranës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Ambasaden e Spanjës në Tiranë për të mbështetur më shumë lektorët e gjuhës spanjolle në UT.
Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Ambasadorit të Spanjës në Tiranë, z. Alvaro Renedo Zalba, dhe synon të mbështesë studimet e gjuhës spanjolle në UT, duke kontribuar në zhvillimin dhe konsolidimin akademik-institucional, për përfshirjen e 1 (një) vendi për Universitetin e Tiranës, në shpalljen e rregullt të MAEC-AECID të subvencioneve dhe ndihmave për lektorë spanjollë në universitetet e huaja, duke filluar nga viti akademik 2024/2025, në mënyrë që UT të ketë asistencën teknike të një lektori të gjuhës spanjolle në Departamentin e Gjuhës Spanjolle, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.
•Në takim gjithashtu u diskutua mbi:
-Nxitjen e bashkëpunimit me disa universitete të ndryshme spanjolle;
-Pasurimin e bibliotekës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja me literature spanjolle;
-Rinovimi i Memorandum të Mirëkuptimit me Agjensinë Spanjolle të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim.