Ditën e premte, datë 06.11.2015 në orën 12:00 në Sallën e Senatit Akademik të Universitetit te Tiranës, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Universitetit të Tiranës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Universiteti i Tiranës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim angazhohen për një marrëdhënie bashkërenduese dhe bashkëpunuese me qëllim mbështetjen për zbatimin e Programit të Zhvillimit të Lidershipit në Shqipëri, duke krijuar mundësi për stafin akademik të Universitetit që të marrin pjesë në këtë Program. Gjithashtu palët marrin përsipër që të bashkëpunojnë për të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Për këtë vit fitues të këtij program janë bërë 2 pedagogë të Universitetit të Tiranës. Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua nga Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe dy bashkëdrejtor të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Z. Aleksandër Sarapuli dhe Z. Martin Mata. Në këtë ceremoni nënshkrimi morën pjesë përfaqësues nga Fondacioni, pedagogët fitues, dekanë të UT-së si dhe shumë të ftuar të tjerë.