Mesazh për Studentët! Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) po organizon Sondazhin Kombëtar të Studentëve (SKS) me qëllim vlerësimin e mësimdhënies dhe aspekte të tjera në funksion të saj nga studentët. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Mesazh për Studentët! Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) po organizon Sondazhin Kombëtar të Studentëve (SKS) me qëllim vlerësimin e mësimdhënies dhe aspekte të tjera në funksion të saj nga studentët.

Mesazh për Studentët!

 

Të dashur studentë!

Ashtu siç jeni informuar që në muajin Prill, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) po organizon Sondazhin Kombëtar të Studentëve (SKS) me qëllim vlerësimin e mësimdhënies dhe aspekte të tjera në funksion të saj nga studentët.

Studentët janë pjesa më e rëndësishme dhe preken drejtpërdrejt nga shërbimi që ofrojnë institucionet; prandaj opinioni juaj është mjaft i nevojshëm dhe do të na shërbejë të gjithëve të kuptojmë më mirë se cila është situata reale në institucionin tuaj dhe çfarë duhet përmirësuar në të. Gjithashtu, plotësimi i këtij sondazhi do të jetë tepër i vlefshëm për t’i dhënë një shtysë të madhe rritjes së cilësisë në arsimin e lartë.

Plotësimi i pyetësorit kërkon mesatarisht 5 minuta dhe anonimati juaj është i garantuar.

Pyetësori dërgohet nga ASCAL në mënyrë anonime në adresën tuaj zyrtare të krijuar nga Universiteti i Tiranës @unitir.edu.al. Portali për tu loguar https://www.office.com/   (Posta elektronike email kliko këtu Manual përdorimi Microsoft Teams – UNIVERSITETI I TIRANËS (unitir.edu.al)

Kanë mbetur edhe pak ditë për plotësimin e këtij sondazhi, deri në datën 5 Qershor. Ju ftojmë përsëri të bëheni pjesë e progresit në cilësinë e arsimit të lartë shqiptar me garancinë që zëri juaj do të dëgjohet dhe përçohet.

Ju falenderojmë,

Stafi ASCAL

Mesazh për Studentët! (ascal.al)

Mesazh për Studentët!