Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike takim me studentët e Fakultetit të Ekonomisë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike takim me studentët e Fakultetit të Ekonomisë

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike në kuadër të reformës së administratën publike organizoi një takim me studentët e nivelit master të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Ky aktivitet u organizua më datë 23 janar 2015, ora 13:00 në sallën A201. Aktiviteti kishte si qëllim informimin dhe sensibilizimin e studentëve për reformën në administratën publike. Reforma në administratën publike për vendet vakante në shërbimin civil ka filluar që prej vitit të kaluar.

Takimi u përqëndrua në të rejat dhe mundësitë që jep sot administrata publike dhe në nxitjen e mëtejshme të studentëve të punojnë fort dhe të mësojnë për t’u mbështetur vetëm dhe vetëm në forcat e tyre.

Në këtë takim ishin të pranishme Znj. Milena Harito, Ministria e Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, Prof.Dr. Sulo Hadëri, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Assoc. Klodiana Gorica, zv/Dekane e Fakultetit të Ekonomisë si dhe studentë të interesuar.