Veprimtari të realizuara gjatë periudhës Janar -Shtator 2019
Aktiviteti i parë i realizuar ishte takimi i parë programues i veprimtarive të projektit për vitin 2019, ku u përcaktuan linjat e kërkimit dhe shpërndarjes së punës brenda tre ekipeve (28-29 Janar 2019, Tiranë, Shqipëri).
Veprimtaritë | Realizuar nga: | Datat | Arritjet |
Takimi i parë i punës i tre ekipeve shkencore për programimin e veprimeve të projektit gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij dhe në vitin 2019 në veçanti, të organizuar nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri
|
Ekipi i Universitetit të Tiranës:
Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Prof. Dr. Saverina Pasho, Dr. Drita Rira, Prof. Dr. Artur Sula,
Ekipi i Universitetit të Torinos, Itali: Enrico Lusso, Lia Zola, Laura Bonato Viviana Moretti
Ekipi i Universitetit Saint-Clément-d’Ohrid, Sofje, Bullgari: Dr. Anna Markova, Dr. Magdalena Markova
|
28 – 29.01.2019 | U vendosën:
– objektivat e hulumtimit; – metodologjia e hulumtimit; – kalendari i hulumtimit që do të bëhet brenda projektit të përcaktuar; – kërkimi bibliografik dhe dokumentues; – përcaktimi i llojeve të korpusit që do të analizohen; – studime rasti për të studiuar. – përcaktimi i mjeteve të analizës: rrjetet, pyetësorët, intervistat, studimet e rasteve për mbledhjen e të dhënave. – diskutime në lidhje me korpusin e punës: artikuj shtypi, tekste ligjore, strategji, reklama, postera, fletushka, broshura, fletëpalosje, sinjalizime, udhëzues, faqe në internet. |
Aktiviteti i dytë kishtë të bënte me punën kërkimore bibliografike dhe dokumentuese.
Është kyer puna e krijimit të një korpusi që shërben për analizat. Konceptimi i mjeteve të analizës: korpusi, pyetësorë, intervista, studime të rasteve për mbledhjen e të dhënave, artikuj, reklama, postera, fletushka, broshura, fletëpalosje, sinjalistikë, udhëzues, faqe në internet, etj. (Janar-maj 2019).
Më 21 maj 20019, u zhvillua një mbledhje skype mes tri ekipeve në të cilën ishin të pranishëm të gjithë pjesëtarët e ekipeve. Gjatë shkëmbimeve, u përcaktuan përfundimisht korpusi i përzgjedhur nga të tre ekipet kërkimore duke diskutuar për vecoritë e gjithësecilit, sfidat dhe risitë e përzgjedhjes. Përcaktimi i termave kyce të terminologjisë së fushës për projektin ishte ne rend të ditës gjithashtu. Aktiviteti i tretë përfshin analizat e korpusit të mbledhura nga ekipi studimor e të konceptuar sipas optikës së studimit (periudha maj-shtator 2019 e në vazhdim) sipas kritereve të analizës të konceptuara sipas specifikave kërkimore të secilit ekip.