Universiteti i Tiranës njoftohet nga Ambasada e Republikës Çeke në Shqipëri, ku bëhet me dije mbi mundësitë e ndryshme që ofron Fondi i Vishegradit për studentë, kërkues shkencorë, organizata, universitete dhe bashki nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Partneritetit Lindor.
Procesi i aplikimit për programin Western Balkans–Visegrad Fellowship Program është hapur që prej datës 13 prill 2026.
Programi ofron financim për qëndrime individuale afatshkurtra për studiues, pedagogë, personel akademik dhe kërkues shkencorë nga vendet e Grupit të Vishegradit (Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia), si edhe nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Po ashtu, ju bëjmë me dije se edicioni pranveror i Info Week do të zhvillohet në datat 28–29 prill 2026, ndërsa seminari informues mbi Visegrad Grants, përfshirë edhe Visegrad+ Grants, do të mbahet më 28 prill 2026.
Informacioni i mëtejshëm lidhur me regjistrimin gjendet në faqen zyrtare të Fondit të Vishegradit.https://www.visegradfund.org/
Universiteti i Tiranës fton të gjithë të interesuarit të ndjekin këto mundësi dhe të informohen mbi kriteret e aplikimit dhe procedurat përkatëse.
Skip to PDF content
Skip to PDF content
