Në kuadër të 30-vjetorit të vitit ndërkombëtar të familjes, Instituti Ndërkombëtar i Dohas në bashkëpunim me Komitetin Permanent për organizimin e Konferencave dhe me suportin e Departamentit të Ekonomisë dhe Punëve Sociale të Kombeve të Bashkuara, do të organizojë Konferencën me temë: “Familjet dhe Megatrendet bashkëkohore”, në datat 29 – 31 tetor 2024, në Doha, Katar. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Në kuadër të 30-vjetorit të vitit ndërkombëtar të familjes, Instituti Ndërkombëtar i Dohas në bashkëpunim me Komitetin Permanent për organizimin e Konferencave dhe me suportin e Departamentit të Ekonomisë dhe Punëve Sociale të Kombeve të Bashkuara, do të organizojë Konferencën me temë: “Familjet dhe Megatrendet bashkëkohore”, në datat 29 – 31 tetor 2024, në Doha, Katar.

Kjo konferencë do të fokusohet në tema si: demografia, teknologjia moderne, urbanizimi dhe migracioni ndërkombëtar dhe ndryshimet klimatike.

Qëllimi i Konferencës është të forcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur familjen si sistem, nëpërmjet kërkimeve shkencore, politikave dhe programeve mbështetëse për familjet.

Për më shumë informacion rreth këtij aktiviteti, nga organizatorët është vënë në dispozicion linku: http://difi.org.qa/iyf-registration ose email: difi@qf.org.qa.