Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimit të aktiviteteve të projektit Erasmus+ KA2 ESN AIR, Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me ESN Tirana, organizatë partnere dhe anëtare e konsorciumit të projektit. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimit të aktiviteteve të projektit Erasmus+ KA2 ESN AIR, Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me ESN Tirana, organizatë partnere dhe anëtare e konsorciumit të projektit.

Ky memorandum synon të forcojë bashkëpunimin në mbështetje të studentëve vendas dhe ndërkombëtarë, promovimin e mobilitetit akademik, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në funksion të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, Universiteti i Tiranës dhe ESN Tirana do të angazhohen në iniciativa që kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës, më dinamik dhe më të aksesueshëm për studentët, në përputhje me objektivat e projektit ESN AIR.
Për më shumë informacion mbi projektin ESN AIR, vizitoni faqen zyrtare:https://www.esnair-project.net/

Uni Education by Shark Themes