Në kuadër të programit Erasmus+ KA171 hapet thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për studentët PhD në Universitetin e Wurzburg (në kuadër të Aleancës UNINOVIS), Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
https://www.uni-wuerzburg.de/en/
Fushat e shkëmbimit:
– Informatikë;
– Drejtësi;
– Informatikë ekonomike;
Universiteti pritës ka përcaktuar edhe një program paraprak, i cili parashikon kurse të avancuara që ndërthurin IT-në, robotikën dhe qëndrueshmërinë.
Kohëzgjatja:
– 1 javë (12 – 16 Maj 2025)
Dokumentacioni për aplikim për studentët Ph.D:
– CV;
– Kopje e pasaportës;
– Vërtetim studenti;
– Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të pvrkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër motivimi (në gjuhën shqipe dhe angleze);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar datat dhe universitetet e mobiliteteve të mëparshme).
Afati për aplikim: 20 Mars 2025.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!