Në kuadër të programit Erasmus+ KA171 hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Hollandë, për studentët PhD të Universitetit të Tiranës.
Për më shumë informacion mbi kurset e Shkollave Verore 2025 dhe për informacion të përgjithshëm referohuni linkut:
https://www.ru.nl/en/education/more-education-and-training/summer-courses/courses-by-week
Pjesëmarrja në këto Shkolla ka një kosto të përcaktuar, e cila do të zbritet nga granti Erasmus+.
Dokumentacioni për aplikim për studentët Ph.D:
– CV;
– Kopje e pasaportës;
– Vërtetim studenti;
– Letër motivimi ku citohet kursi ku po aplikoni me datat specifike dhe të theksohet rëndësia që ka ky mobilitet për zhvillimin profesional në varësi të tematikës së kursit që ju do të zgjidhni (në gjuhën shqipe dhe angleze);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar datat dhe universitetet e mobiliteteve të mëparshme).
Afati për aplikim: 14 Mars 2025, ora 12:00.
Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!