Më datë 16 shkurt 2015 në ambjentet e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me kompaninë e sigurimeve Eurosig. Qëllimi i këtij memorandum bashkëpunimi është vendosja e raporteve të bashkëpunimit midis Eurosig dhe Universitetit të Tiranës, në organizimin e punimeve studimore për sektorët që përfaqësohen nga këto organizata.
Bashkëpunimi midis dy institucioneve do të realizohet nëpërmjet:
- Financimit të mundësive për zhvillim të studentëve më të mirë të UT, kërkuesve dhe stafit, në konferenca ndërkombëtare.
- Të organizojnë tryeza pune të përbashkëta me objektiv ballafaqimin e problemeve që shqetësojnë këto grupime, si dhe promovimin e arritjeve në këto sektorë.
- Të organizojnë praktika mësimore, studime dhe kërkime shkencore, stazh pune, etj pranë Eurosig dhe degëve përkatëse.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Z. Kadri Morinaj, Presidenti i Kompanisë Eurosig, Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës, përfaqsues të kompanisë, dekan, pedagogë dhe studentë.