Ditën e hënë, më datë 6 qershor 2016, ora 11:00, në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Europian të Tiranës.
Memorandum ka si qëllim zbatimin e projektit CleanScore që konsiston në zëvendësimin e teksteve shkollore aktuale me botime ndërkombëtare dhe instalimin e korrigjimit dixhital të provimeve.
Gjithashtu ky projekt merr përispër instalimin dhe administrimin e suksesshëm të materialeve të reja mësimore të standardit ndërkombëtar, kryesisht në lëndët e ekonomisë dhe sipërmarrjes; të bashkëpunojnë në instalimin e një sistemi të integruar teknologjik.
Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga Znj. Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit, z. Michael Granoff, Kryetari i Bordit të Fondacionit Amerikano-Shqiptar për Zhvillim, Prof. Dr. Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës si dhe nga Prof. Dr. Adrian Civici, President i UET.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sporit, drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, pedagogë, studentë si dhe shumë të ftuar të tjerë.