Njoftim KIZ - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim KIZ

Njoftim

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve i UT-së, në zbatim të ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; Rregullores, datë 10.02.2020, “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës”, Kreu I, neni 4, pika 14; Vendimit Nr. 68, datë 22.06.2024; Vendimit Nr. 70, datë 23.06.2024; të KIZ-it të UT-së, në mbledhjen e datës 25.06.2024, vendosi të zhvillojë shortin për përzgjedhjen e kandidatëve anëtar të Senatit Akademik, të UT-së, të cilët kanë dalë me numër të barabartë votash në njësitë kryesore të UT-së, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe në Fakultetin e Ekonomisë.

Shorti do të zhvillohet më datë 26.06.2024, ora:14:00, për Fakultetin e Shkencave Sociale dhe më datë 26.06.2024, ora:15:00 për Fakultetin e Ekonomisë. Shorti do të zhvillohet në godinën e Rektoratit të UT-së, në sallën e KIZ-it të UT-së, në prani të palëve të interesuara, të cilat kanë konfirmuar praninë e tyre fizike në rrugë elektronike në adresën zyrtare elektronike të KIZ-it të UT-së.