Njoftim!
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve i UT-së, në zbatim të ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; Rregullores, datë 10.02.2020, “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës”, Kreu IV, neni 22, pika 2; neni 23, pika 3, në mbledhjen e datës 18.05.2024, vendosi të kërkojë informacion për kandidatët për Senatin Akademik, përfaqësues të studentëve, që kanë aplikuar nga kategoria e studentëve të UT-së, pranë KIZ-it të UT-së, nga sekretaritë mësimore të Njësive kryesore të UT-së.
KIZ-i i UT-së njofton se pasi të vihet në dispozicion informacioni i kërkuar në rrugë shkresore dhe të verifikohet nga anëtarët e KIZ-it të UT-së, do të shpallë vendimin për miratimin e kandidatëve për Senatin Akademik, përfaqësues të studentëve, që kanë aplikuar për anëtar të Senatit Akademik të UT-së nga kategoria e studentëve të UT-së…”