Njoftim për 4 (katër) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim për 4 (katër) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Tiranës

Rektorati i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 4(katër) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, si më poshtë vijon:

1. Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët;
2. Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun, pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët;
3. Përgjegjës i Sektorit Juridik, pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme;
4. Specialist në Sektorin e Protokoll – Arshivës, pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme.

 

 1. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët”, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

  • Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

1. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite, preferohet eksperienca e punës në fushën e marrëdhënieve me publikun;
2. Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë;
3. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi;
4. Të njohin një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi;
5. Të kenë aftësi shumë të mira organizacionale, komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.

 

2. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist” në Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun, pranë Drejtorisë së  Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Shkenca Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

  • Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

1. Preferohet të kenë eksperiencë pune deri në 1 vit;
2. Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë;
3. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi;
4. Të njohin një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi;
5. Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.

 

3. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Përgjegjës i Sektorit Juridik”, pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Drejtësi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

  • Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

1. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet, preferohet kjo eksperiencë të jetë fituar në administratën publike;
2. Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë;
3. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi;
4. Të njohin një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi;
5. Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.

 

4. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist” në Sektorin e Protokoll – Arshivës pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
2. Të zotërojnë të paktën një diplomë të nivelit “Bachelor” ose diplomë ekuivalente me të. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
1. Preferohen kandidatët që kanë përfunduar studimet e nivelit të dytë në Arkivistikë;
2. Preferohet të kenë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit;
3. Të njohin shumë mirë legjislacionin për arkivat;
4. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi;
5. Të njohin një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi;
6. Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:

1. Kërkesë me shkrim;
2. Curriculum vitae;
3. Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopja e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
5. Dëshmi penaliteti;
6. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
7. Dëshmi që të vërtetojë njohuritë bazë të përdorimit të kompjuterit (fotokopje e noterizuar);
8. Kopje të librezës së punës (fotokopje e noterizuar);
9. Raport mjekësor për aftësinë në punë.

Dokumentat pranohen në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, nga data 14.06.2021 – 28.06.2021.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.