Platforma Gradua - UNIVERSITETI I TIRANËS

Platforma Gradua

 

 

 

 

I/E nderuar student i Universitetit të Tiranës!

Universiteti i Tiranës si partnerë në programin Erasmus+, në projektin GRADUA (Avancimi i të diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri),

Ju fton të bëheni pjesë e platformës GRADUA duke u regjistruar në linkun:

 

Çfarë është platforma GRADUA:

Platforma GRADUA mundëson krijimin e kontakteve midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet ofrimit të një instrumenti të unifikuar në dispozicion të të dy përfituesve. Qëllimi është vlerësimi i të diplomuarve dhe performancës së sistemit arsimor duke siguruar në të njëjtën kohë format novatore të rekrutimit.

Platforma është e ndryshme krahasuar me përvojat ekzistuese (bazat e të dhënave / ndërmjetësit e punës) është një model i integruar dhe i certifikuar i përputhjes së kërkesë/ofertës bazuar në DB-në online të të diplomuarve shqiptarë, lehtësisht “të riprodhueshëm” në universitete të reja.

Falë regjistrimit në këtë platformë, studentët:

  • mund të krijojnë CV-në e tyre personale të çertifikuar nga Universiteti përkatës
  • të kenë lehtësi të informohen mbi mundësitë e ofruara për vende vakante pune apo praktika profesionale,
  • të kenë mundësi tju përgjigjen ofertave të punës direkt nëpërmjet platformës,
  • mund të kontaktohen individualisht nga kompanitë.

Përveç kësaj, platforma GRADUA u jep studentëve mundësinë për të vlerësuar përvojën e tyre universitare në sajë të pyetësorit online.