Universiteti i Tiranës, bazuar në nenin 37, pika 1, të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 30 pika 1, të Statutit të UT-së; në propozimin e Zëvendësrektorëve të Universitetit të Tiranës, të mbështetur parimisht edhe nga Rektori i UT-së, në mbledhjen e datës 25.11.2021, Senati Akademik i UT-së vendosi të miratojë ngritjen e Qendrës Virtuale të Zhvillimit Profesional dhe Trajnimit në Universitetin e Tiranës.
-
Vendim Nr. 48, datë 25.11.2021,“Për miratimin e ngritjes së Qendrës Virtuale të Zhvillimit Profesional dhe trajnimit në Universitetin e Tiranës”
Hapet thirrja për shprehjen e interesit për trajnierë të qendrës virtuale të zhvillimit profesional dhe trajnimit në UT . Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj, lutemi të plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm:
https://forms.office.com/r/gdh1gDB7iR
- Trajnimi “Etika në vendin e punës dhe menaxhimi i konflikteve”, datë 26 Maj 2022, ora 12:00-14:00
- Trajnim shkencor me temë “Teknika të determinimit taksonomik të Lepidoptera” në datën 19-20 Korrik 2022
- Trajnim datë 16.05.2022, ora 11:00-13:00 “Përmirësimi i aftësive komunikuese dhe ndërpersonale në administratën universitare”
- Qendra Virtuale e Zhvillimit Profesional dhe Trajnimit në Universitetin e Tiranës, në kuadër të zbatimit të procesit të Bolonjës, ju fton të merrni pjesë në seminarin datë 19.05.2022 ora 11:00-13:00 me temë “Referencimi i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve me atë Evropiane”
- Trajnim datë 13.05.2022, ora 10:30-12:30“Menaxhimi i Performancës dhe Motivimi i Burimeve Njerëzore; Përmirësimi i Aftësive Komunikuese dhe Ndërpersonale”
- Trajnimi “Menaxhimi i konflikteve, konflikti i shëndetshëm dhe bashkëpunimi ndërmjet inteligjencës emocionale” datë 12.05.2022 ora 11:00-14:00
- Trajnim në fushën e financës datë 28.04.2022, ora 10:00-15:30
- Trajnim mbi konfliktin e interesit, parandalimin dhe trajtimin e tij, datë 13.04.2022, ora 11:00-14:15
- Trajnim mbi Prokurimin Publik datë 11.04.2022-12.04.2022 ora 10:00-13:00
- Seminar në fushën e Protokoll-Arkivës datë 31.03.2022 ora 09:00-13:00
- Seminari me temë “Etika në vendin e punës dhe menaxhimi i koflikteve të ndryshme” datë 25.03.2022, ora 10:00-14:00në fushën e Etikës dhe Inteligjencës Emocionale
- Ftesë për pjesëmarrje në seminarin me temë “Kriza klimatike: Sa e prekur është Shqipëria?” datë 24.03.2022, ora 09:00-11:00
- Universiteti i Tiranës, nën kujdesin e Rektorit, Prof. Dr. Artan Hoxha, fton personelin akademik të UT së bashku me studentët, të marrin pjesë në seminarin me temë “Tradita apo Zhvillimi: Cila është më e rëndësishme në përcaktimin e sjelljes sociale? Rasti i sjelljes demografike në Shqipëri”
- Training on “Writing Competitive Proposals for EU Funded Projects”
- Seminar online datë 08.11.2021 ora 15:00 organizuar nga EU for Innovation & Preneurz.Amsterdam team
- Universiteti i Tiranës, nën kujdesin e Rektorit, Prof. Dr. Artan Hoxha, fton stafin akademik të UT-së të marrë pjesë në seminarin online me temë “Making degree programs more relevant and more learner centered, in the light of EU/EHEA objectives and trends”, datë 15.10.2021, ora 9:00-14:00, me pjesëmarrjen e një trajnueseje ndërkombëtare, znj. Ann Katherine Isaacs.
- Universiteti i Tiranës, nën kujdesin e Rektorit, Prof. Dr. Artan Hoxha, fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në seminarin online me temë “Micro-credentials”, datë 06.10.2021, ora 9:30-13:00, me pjesë marrjesn e një trajnueseje ndërkombëtare, znj. Chiara Finocchietti dhe Prof. Asoc. Linda Pustina