Njoftim për Ndërrimin e Jetës së Z. Roger D. Sherrard - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim për Ndërrimin e Jetës së Z. Roger D. Sherrard

Njoftim për Ndërrimin e Jetës së Z. Roger D. Sherrard
 
Me dhimbje të thellë dhe respekt të jashtëzakonshëm, Universiteti i Tiranës njofton ndarjen nga jeta të Z. Roger D. Sherrard, një figurë e shquar e botës juridike dhe një mbrojtës i palëkundur i shtetit të së drejtës. Kjo humbje prek jo vetëm komunitetin akademik dhe juridik, por edhe të gjithë ata që patën privilegjin ta njihnin dhe të mësonin prej tij.
 
Z. Roger D. Sherrard dha një kontribut të çmuar dhe të pazëvendësueshëm në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. Me përkushtimin e tij të palodhur për të drejtat e njeriut, integritetin dhe vlerat demokratike, ai ka lënë një trashëgimi të qëndrueshme që do të vazhdojë të frymëzojë breza juristësh dhe qytetarësh të përkushtuar ndaj drejtësisë dhe së mirës publike.
Në shenjë mirënjohjeje për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, Universiteti i Tiranës i ka akorduar Z. Roger D. Sherrard titullin më të lartë akademik, Doctor Honoris Causa, një simbol i respektit dhe vlerësimit të thellë për punën e tij të vyer në shërbim të ligjit dhe shoqërisë shqiptare.
Në këtë moment të dhimbshëm, Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke kujtuar me nderim dhe mirënjohje figurën dhe trashëgiminë e tij.
 
 
Announcement of the Change of Life of Mr. Roger D. Sherrard
 
It is with deep sorrow and immense respect that the University of Tirana announces the passing of Mr. Roger D. Sherrard, a distinguished figure in the legal world and a staunch defender of the rule of law. This loss affects not only the academic and legal community, but also all those who had the privilege of knowing and learning from him.
 
Mr. Roger D. Sherrard made a valuable and irreplaceable contribution to strengthening the institutions of justice in Albania. With his tireless commitment to human rights, integrity and democratic values, he has left a lasting legacy that will continue to inspire generations of lawyers and citizens committed to justice and the public good.
In recognition of this extraordinary contribution, the University of Tirana has awarded Mr. Roger D. Sherrard the highest academic title, Honorary Doctorate, a symbol of deep respect and appreciation for his valuable work in the service of law and Albanian society. 
At this painful moment, the University of Tirana expresses its most sincere condolences to his family, friends and colleagues, remembering with respect and gratitude his figure and legacy.