Ministria e Arsimit dhe Sportit, njofton se;
Me propozim të MAS është miratuar vendimi nr. 386 datë 01.06.2022, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetje financiare të studentëve të shkëlqyer e studenteve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë”, i cili parashikon në pikën 8, se Ministri përcakton rregullat e hollësishme për afatet e aplikimit, shqyrtimi dhe porcedurat për përcaktimin e masës dhe të mënyrës së financimit.
Në zbatim të këtij udhëzimi është miratuar udhëzimi nr. 30, datë 04.11.2022, “Për përcaktimin e rregullave dhe afateve të aplikimit, si dhe procedurat të përcaktimit të masës dhe mënyrës së financimit të studentëve të shkëlqyer dhe atyre që ndjekin programe studimi që përbëjnë prioritet kombëtar”
Sa më sipër, për të aplikuar duhet të referoheni si më poshtë vijon:
Aplikimi për përfitimin e mbështetjes financiare për rezultate të shkëlqyera apo ndjekës së programeve prioritare, do të bëhet nga studentët pranë AKFAL-it.
- Formular aplikimi për përfitim të mbështetjes financiare; (Kliko këtu)
- Udhëzim MAS nr. 30, datë 04.11.2022, Për përcaktimin e rregullave dhe afateve të aplikimit, si dhe procedurat të përcaktimit të masës dhe mënyrës së financimit të studentëve të shkëlqyer dhe atyre që ndjekin programe studimi që përbëjnë prioritet kombëtar” (Kliko këtu)
- Shkresë e Ministrisë së Arsimit (Kliko këtu)