Universiteti i Tiranës informon komunitetin akademik se, në vijim të njoftimit të marrë nga AKKSHI, European Cooperation in Science and Technology (COST) ka hapur thirrjet për 80 Aksione të reja në kuadër të Open Call 2025-1.
Këto Aksione ofrojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ndërkombëtar në kërkim shkencor dhe inovacion, duke përfshirë rrjete kërkimore ndërdisiplinore europiane që synojnë forcimin e bashkëpunimit shkencor, shkëmbimin e njohurive dhe rritjen e pjesëmarrjes së kërkuesve të rinj në projekte ndërkombëtare.
Ftojmë pedagogët dhe kërkuesit shkencorë të Universitetit të Tiranës që të shfrytëzojnë këto mundësi dhe të angazhohen në rrjetet europiane të ekselencës, duke kontribuar në rritjen e ndërkombëtarizimit të kërkimit shkencor në institucionin tonë.