Panairi i Karrierës "Eksploro botën tënde..." - UNIVERSITETI I TIRANËS

Panairi i Karrierës “Eksploro botën tënde…”

Ditën e Mërkurë, 21 Maj 2014, në orën 10.00, pranë ambienteve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Qendra e Karrierës e Universitetit të Tiranës, ka zhvilluar për të dytin vit radhazi Panairin e Karrierës “Eksploro botën tënde…”.  Qendra e Karrierës e UT-së organizon këtë event të përvitshëm për të ndihmuar në një përqasje më të mirë të studentëve ndaj tregut të punës si dhe për t`u ofruar atyre mundësi punësimi pas diplomimit si dhe mundësi internshipi gjatë programeve të studimit.  Në edicionin e dytë të Panairit të Karrierës kanë marr pjesë rreth 60 subjekte publike dhe private, të cilat kanë ofruar mundësi të ndryshme për studentët e Universitetit të Tiranës. Gjatë këtij Panairi i është dhënë mundësia të gjithë kompanive, rekrutuesve dhe institucioneve që marrin pjesë, të ekspozojnë ofertat e tyre për studentët e Universitetit të Tiranës. Në ceremoninë e hapjes kanë qenë të pranishëm: Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinis Z. Erion VELIAJ, Zv. Minsitri i Arsimit dhe Sportit Z.Arbjan MAZNIKU, Ambasadorja Franceze SH.S.Zj. Christine MORO, Rektori i Universitetit të Tiranës Z. Dhori KULE…etj.