Panairi i Karrierës “Eksploro botën tënde...” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Panairi i Karrierës “Eksploro botën tënde…”

 

 

 

 

 

 

Qendra e Karrierës, Universiteti i Tiranës organizoi për të tretin vit radhazi në datën 16 Prill 2015, Panairi i Karrierës  “Eksploro botën tënde…”.

Qendra e Karrierës e UT, organizon këtë event të përvitshëm për të ndihmuar në një përqasje më të mirë të studentëve ndaj tregut të punës, për t`u ofruar atyre mundësi punësimi pas diplomimit si dhe internshipi gjatë programeve të studimit.

Gjatë këtij Panairi iu dha mundësia  të gjitha kompanive, rekrutuesve dhe institucioneve morën pjesë të ekspozojnë ofertat e tyre studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë që ishin pjesë e këtij eventi.

Panairi i Karrierës i Universitetit të Tiranës u zhvillua për herë të parë  në vitin 2013, ku morën pjesë 40 kompani dhe institucione.

Në vitin e dytë të organizimit të tij morën pjesë 60 kompani dhe institucione. Mbi 1000 studentë vizituan panairin dhe patën mundësinë të bisedojnë drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e kompanive.

Këtë vit në Panairin e Karrierës morën pjesë rreth 60 kompani dhe institucione të cilat ofrojnë mundësi të ndryshme për studentët e Universitetit të Tiranës.