Panairi “Shanghai International Education Fair 2014” një mundësi shumë e mire për të studiuar në Kinë

                                                                                                       

Në datën 22 Shtator 2014, ora 10:30-16:00, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Europe-Asia Economic & Cultural Cooperation Exchange Association organizuanë “2014 Education Exhibition Shanghai China”. 

Të pranishëm në aktivitet ishin: Rektori i Universitetit të Tiranës Prof.Dr. Dhori Kule, Zv/Ambasadorja e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës Shkëlqesia e Saj HUA Yafang, zv/Rektorët e Universitetit të Tiranës, dekanët e fakulteteve si dhe studentë të interesuar. 

Në këtë panair morën pjesë 30 universitete ndër më të njohurit në Kinë, ndër të cilat: Fudan University, Shanghai University of Finance & Economics, East China University of Political Science and Law, Shanghai Foreign Language School affiliated to SISU, Shanghai Ocean University, Shanghai Municipal Education Commission etj. 

Gjatë panairit studentët dhe stafi akademik patën mundësi të takonin përfaqësuesit e këtyre universiteteve, të njiheshin me programet e studimeve që këto universitete ofrojnë, të mësonin më shumë rreth bursave dhe shkëmbimeve studentore me secilin nga universitetet.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *