Përfundon panairi dy ditor Punë dhe Aftësi “Work & Study” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Përfundon panairi dy ditor Punë dhe Aftësi “Work & Study”

Përfundon panairi dy ditor Punë dhe Aftësi “Work & Study” i cili u zhvillua në amientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

 
Universiteti i Tiranës, si çdo vit akademik, ishte pjesë e këtij aktiviteti i cili synon të ofrojë informacion mbi çdo program studimi që ndiqen në këtë institucion, për nxënësit e klasave të 12-ta (maturantët) të cilët kanë përfunduar maturën shtetërore, në mënyrë që t`i mundësojë studentëve marrjen e një vendimi të informuar mbi ndjekjen e studimeve universitare.
 
Universiteti i Tiranës mirëpret të gjithë maturantët të cilët duan një arsim cilësor me standarde bashkëkohore.