Titulli: Përgatitja dhe Aktivizimi i Nanomaterialit Ilmenit si dhe Vlerësimi i Efikasitetit në Përdorimin e tij për Pastrimin e Tokave të Ndotura nga Metalet e Rënda, – SORENM
Reference: Vendim Nr. 3., Bordi AKKSHI, datë 30.05.2019
Financues: AKKSHI në kuadër të “Programit të Bashkëpunimit sipas Marrëveshjes për Bashkëpunimin mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) të Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Kërkimeve – (Centro Nazionale di Ricerca- CNR)”,
Kohëzgjatja: 24 muaj
Qëllimi i projektit është zhvillimi i metodave innovative për përmirësimin e cilësisë së tokave të ndotura me metale të rënda nëpërmjet përdorimit të nanomaterialeve me bazë ilmenite. Për këtë qëllim do të ketë shkëmbime midis grupe të punës shqiptare dhe Nacional Research Council, Institute of Ecosystem Studies, Pisa, Itali.
Objektivat e projektit janë:
- Nanomateriali do të testohet nëpërmjet tretësirave ujore të metaleve për të parashikuar shkallën e ndikimit në toka të ndotura
- Percaktimi i efikasitetit te nanomatrialit në zvogelimin e shkallës së lëvizshmërisë së metaleve
Rezultatet sipas objektivave:
- Adsorbim i metaleve nga nanomateriali;
- Krahasimi i rezultateve dhe konkluzionet;
- Studimi ne toka te patrajtuara;
- Studimi në toka të trajtuara me nanomaterial.
Veprimtaritë që do të kryhen:
- Ndërtimi i lakoreve të absorbimit për metalet;
- Përcaktimi i koeficienteve të adsorbimit;
- Pregatitja e kolonave të tokave të patrajtuara;
- Pregatitja e kolonave të trajtuara me nanomaterial;
- Shpëlarja e tokave me ujë të distiluar, tretësira të ndryshme;
- Percaktimi i përqëndrimit të metaleve në ujerat e shpëlarjes.
Fazat në të cilat parashikohet të kalojë projekti:
- Pregatitja dhe karakterizimi i nanomaterialit;
- Studimi i afinietitit të MR ndaj nanomaterialit të Ilmenit
- Përcaktimi dhe zgjedhja e tokës së ndotur, pregatitja e mostrave të tokës me nanomaterial dhe karakterizimi i tyre;
- Eksperimentet e kullimit të totakve në sistemin kolonë;
- Fraksionimi kimik i tokës;
- Fraksionimi fizik i tokës;
- Analizimi XRF;
- Kryerja e testeve të ekotoksicitetit