1. Qendra e Zhvillimit Profesional në UT, në kuadër të programit READ mbështetur nga Albanian American Development Foundation, organizoi më datat 19- 21 dhjetor 2023, në orën 10:00- 12:00, në sallën e Institutit të Studimeve Evropiane, trajnimin me temë “Innovative Teaching Approaches for engaging Students in European Project Design through Project Management”, i cili u mbajt nga znj. Erina Guraziu, Lektore në Universitetin e Firences dhe ekperte e certifikuar ne manaxhimin e projekteve evropiane.
Disa konkluzione dhe sugjerime te lëna në fund të këtij ëorkshopi:
– Identifikimin e mekanizmave që lidhen me rritjen e aftësive kërkimore dhe përsosmërinë për të adresuar problemet shoqërore duke vënë theksin mbi dobinë e njohurive.
– Sigurimi i njohjes dhe përvojës me standardet e zhvillimit të programeve kërkimore, duke rritur më shumë konkurrencën.
– Promovimin e visibilitetit dhe qendrueshmërisë së rrjeteve kërkimore bazuar në parimin e punës bashkëpunuese duke vënë theksin në transnacionalitetin.
– Mekanizmi i kontrollit për institucionet e arsimit të lartë të cilat duan të jenë konkurentë në hapësirën e projekteve evropiane duhet ta mbështeten në analiza përmes performancës efektive në kontekstin e tregut evropian të kërkimit.
– Të punohet për të krijuar hapësirat e duhura institucionale për të formuar eksperte të cilët të rrisin efikasitetin në hartimin e projekt propozimeve për të qënë më konkurues në tregun dhe hapësirën evropiane të kërkimit.
– Rritjen e përpjekjeve për të shtuar produktivitetin e punës kërkimore shkencore por edhe të projekteve.