1. Qendra për Zhvillim Profesional në Universitetin e Tiranës, në vijim të realizimit të objektivave dhe misionit të saj bazuar në Strategjinë e UT-së, organizoi në dy seanca të ndryshme dy ëorkshope, nën drejtimin e znj. Monika Harley, (ndjekëse e programit Fulbright Scholar, lektore dhe studiuese akademike në edukim mediatik dhe dezinformim), e cila lekton dhe hulumton mbi fushën e tegnologjisë së informacionit, medias, komunikimit dhe inovacionit në kërkimin shkencor në vende të ndryshme të botës. Ëorkshopet u mbajtën më datë 08 prill 2023 dhe 15 prill 2024 ora 13:00-15:00, me tema:
– Artficial Inteligence.
– Ethics in researche.
Aktivitet e sipërcituara të mbajtura nga lektore, znj. Harley, e cili është pjesë e programit Fulbright U.S. Scholar in Albania, u realizuan nën praninë e një audience të përzgjedhur kryesisht të përbërë nga doktorantë dhe lëktorë të rinj në Universitëtin e Tiranës të cilët kishin një interest ë vecantë për sa i përket temave që do të prezantoheshin e po ashtu duke ndarë eksperiencat e përbashkëta për të rritur maksimalisht cilësinë e mësimdhënies në të ardhmen por edhe për të maksimalizuar efekasitetin e performancës së tyre akademike dhe profesionale.
Ndihma dhe kontributi i Phd. Harley është trajtimi i nevojës për udhëheqjen e duhur për të krijuar modelin e duhur të kërkimit shkencor dhe për rritur besimin dhe efektivitetin e gjithesecilit si kërkues, përmes aftësive të thjeshta por të fuqishme për të komunikuar, vërtetuar dhe zhvilluar besimin përreth.