Titulli: Bashkëpunimi rajonal për zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemeve ndërkufitare-RECONNECT
Referencë: 5017160
Kohëzgjatja: 15.09.2017 – 14.06.2020
Programi: Transnational Cooperation Programme Interreg Balkan – Mediterranean 2014 -2020
Bashkëpunimi rajonal për projektin e zhvillimit të qëndrueshëm të ekosistemit ndërkufitar (RECONNECT) synon të zhvillojë strategji për menaxhimin e qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura Detare (MPA) dhe siteve të Natura 2000. Fushat e studimit karakterizohen nga habitate të ngjashme në vende të ndryshme, të cilat kërcënohen nga presione të përbashkëta. Krijimi i një rrjeti bashkëpunues ndërkombëtar për të ballafaquar nën një qasje të përbashkët, kërcënimet mjedisore të ekosistemeve me një interes të lartë natyror dhe kulturor, është qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti.
Themelimi i praktikave të përbashkëta dhe një strategji e përbashkët rajonale janë sfidat kryesore të RECONNECT.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është promovimi i menaxhimit efikas të sistemeve natyrore, i cili do të rrisë kompetencën e autoriteteve lokale të menaxhimit përmes zhvillimit të një Sistemi Mbështetës të Vendimeve Multidisiplinare (DSS). Qasja e re globale e cila do të zhvillohet, do të ndryshojë strategjitë aktuale të mbrojtjes në zonën ballkanike-mesdhetare, duke promovuar praktika më efikase dhe më të sakta të menaxhimit.
Rezultatet kryesore të projektit RECONNECT do të sigurojnë informacion në lidhje me atributet e habitatit, si dhe variablat esenciale të biodiversitetit, socio-ekonomike dhe kulturore, të cilat do të jenë të disponueshme si mjete nëpërmjet një platforme të bazuar në web.
Këto rezultate do të jenë të dobishme për:
- autoritetet lokale, rajonale dhe kombëtare, duke promovuar qëndrueshmërinë e ekosistemeve detare;
- agjencitë e menaxhimit duke rritur aftësitë e tyre të menaxhimit;
- organizatat joqeveritare (OJQ) duke përmirësuar aktivitetet e tyre nëpërmjet strategjive të sugjeruara; dhe
- qytetarët, pasi përfshirja e tyre gjatë projektit do të rrisë vetëdijen e tyre mjedisore.
Qasja ndërkombëtare që do të përdoret gjatë projektit do të kombinojë metodologjitë ekologjike dhe gjenetike për vlerësimin e biodiversitetit, si dhe aspektet socio-ekonomike, nën ombrellën e një DSS të përbashkët, që promovon politika dhe praktika të përbashkëta. Mbrojtja dhe ruajtja e zonave me vlerë të lartë ekologjike dhe ekonomike synon të harmonizojë kuadrin socio-ekonomik dhe ligjor midis vendeve pjesëmarrëse, gjë që nuk mund të arrihet individualisht në nivel kombëtar.
Partner kryesor: Hellenic Centre for Marine Research (HCMR), Institute of Marine Biology, Biotechnology & Aquaculture
Partnerë:
- Bulgarian Academy of Sciences, Institute of Biodiversity and Ecosystem Research
- Department of Fisheries and Marine Research
- International Centre for Research on the Environment and the Economy – ICRE8
- Management Agency of Dodecanese Protected Areas
- University of Cyprus, Department of Biological Sciences
- Universiteti i Tiranës
Website i projektit: https://reconnect.hcmr.gr/