Rektori i Universitetit të Tiranës: Mirëpresim dhe mbështesim studentët shqiptar nga Mali Zi - UNIVERSITETI I TIRANËS

Rektori i Universitetit të Tiranës: Mirëpresim dhe mbështesim studentët shqiptar nga Mali Zi

Rektori i Universitetit të Tiranës: Mirëpresim dhe mbështesim studentët shqiptar nga Mali Zi

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha mirëpriti në ambjentet e Rektoratit Z. Marash Dukaj, Ministër për Administratën Publike të Malit të Zi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për format e bashkëpunimit nëpërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku Rektori Prof. Dr. Artan Hoxha shprehu mbështetjen nga Universiteti i Tiranës për të gjithë studentët e Malit të Zi që vijnë të studiojnë në UT, gjithashtu u diskutua për rritjen e urave të bashkëpunimit mes institucionit të Arsimit të Lartë në Shqipëri UT-së me insitucionet e Arsimit të Lartë e Administratës Publike në Malit e Zi.