Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe zj. Sonila Hysi, Drejtor Ekzekutiv Agjencia Kombëtare e Diasporës, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve me qëllim dhënien e mundësisë së studimit pranë Universitetit të Tiranës për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare.
Kjo marrëveshje nxit forcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit me Diasporën shqiptare, për të ndihmuar në ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës dhe traditave kombëtare.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje Universiteti i Tiranës do të ofrojë 9 (nëntë) kuota pranimi për studentët e huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursë nga Agjencia Kombëtare e Diasporës për vitin akademik 2020 – 2021.