Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, më datë 27.01.2021 zhvilloi një takim me Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Sh. S. Zj. Elisabeth Barsacq. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, më datë 27.01.2021 zhvilloi një takim me Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Sh. S. Zj. Elisabeth Barsacq.

Në takim ishin të pranishëm Zv. Rektori për anën mësimore, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Zv. Rektori për kërkimin shkencor, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, si dhe Këshilltari për Bashkëpunimin dhe Veprimin Kulturor të Ambasadës Franceze, z. Jerome Spinoza. 

 

Gjatë takimit u  trajtuan çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e Universitetit dhe rolin e tij për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. 

 

Rektori i Univeristetit të Tiranës vlerësoi interesin dhe mbështetjen e Ambasadës Franceze për bashkëpunimet me universitete franceze dhe projektet kërkimore e kulturore, të cilat janë duke u zhvilluar aktualisht. 

 

Të dyja palët shprehën gadishmërinë për të intensifikuar pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta në fushën e arsimit, kërkimit shkencor dhe promovimit të vlerave të qytetarisë Europiane. 

IMG_4884

Image 2 of 3