Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, priti në një takim Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri H.E.Ms. Galit Peleg - UNIVERSITETI I TIRANËS

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, priti në një takim Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri H.E.Ms. Galit Peleg

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha mirëpriti në ambientet e Rektoratit Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, H.E.Ms. Galit Peleg.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi fushat e bashkëpunimit që Universiteti i Tiranës ka me Universitetet Izraelite, dhe u theksua gatishmëria për të intensifikuar marrëdhëniet aktuale, si dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me universitete të reja.

Të dyja palët shprehën interes për të rritur bashkëpunimin me universitetet izraelite në fushën e shkëmbimit të stafit dhe studentëve, projekteve kërkimore shkencore dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.