Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, priti në një takim Sh. S. Zj Sophia Philippidou, Ambasadore e Greqisë në Tiranë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, priti në një takim Sh. S. Zj Sophia Philippidou, Ambasadore e Greqisë në Tiranë

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, priti në një takim Sh. S. Zj Sophia Philippidou, Ambasadore e Greqisë në Tiranë.

Në këtë takim ishin të pranishëm Z. Konstantinos Karamousalis, këshilltar pranë Ambasadës Greke, Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve Zj. Bruna Nicka. 

Gjatë takimit, Rektori dhe Ambasadorja vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes Universitetit të Tiranës e universiteteve në Greqi dhe diskutuan mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimeve të mëtejshme në të ardhmen. 

Më konkretisht, u diskutua mbi mundësitë e rritjes së shkëmbimit të stafeve dhe studentëve midis 2 vendeve në kuadër të programit Erasmus + (KA01), angazhimit në projekteve që synojnë rritjen e kapaciteteve, modernizimin e kurrikulave, ofrimin e programeve të përbashkëta dhe bashkëpunimeve në projekte ndërkombëtare shkencore dhe kërkimore.

Rektori siguroi Ambasadoren Greke mbi interesin e UT-së për më shumë ndërveprim dhe mbështetjen institucionale të UT-së për angazhimin në projekte të përbashkëta me universitetet greke në fusha me interes të përbashkët.