Rektori i UT Prof. Dr. Mynyr Koni dhe Ambasadorja e Greqisë Sh.S.Znj Elenni Sourani diskutojnë mbi rritjen e bashkëpunimit midis UT dhe Universiteteve Greke - UNIVERSITETI I TIRANËS

Rektori i UT Prof. Dr. Mynyr Koni dhe Ambasadorja e Greqisë Sh.S.Znj Elenni Sourani diskutojnë mbi rritjen e bashkëpunimit midis UT dhe Universiteteve Greke

Rektori i UT Prof. Dr. Mynyr Koni dhe Ambasadorja e Greqisë Sh.S.Znj Elenni Sourani diskutojnë mbi rritjen e bashkëpunimit midis UT dhe Universiteteve Greke

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni zhvilloi ditën e mërkurë datë 18 korrik 2018 një takim pune me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë Sh.S.Znj. Eleni Sourani. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi një sërë aktivitetesh të zhvilluara në bashkëpunim me Ambasadën Greke në Tiranë për studentët e Universitetit të Tiranës.

Gjithashtu, Rektori Prof. Dr. Mynyr Koni dhe Ambasadorja Eleni Sourani disskutuan edhe mbi aktivitetet e mundshme që pritet të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm akademik. Në këtë kuadër u fol edhe për mundësinë e pjesëmarrjes dhe shkëmbimit të vizitave midis studentëve dhe stafeve akademike të UT me disa universitete Greke. Rektori dhe Ambasadorja biseduan per nxitjen e rritjes së bashkëpunimit midis UT dhe universiteteve Greke në kuadër të programit Erasmus + të Bashkimit Europian.