Rektorët e universiteteve në Tiranë, paraqitën ditën e premte propozimet e tyre për projekt-buxhetin e vitit 2023.
Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës, deklaroi para hyrjes në seancën dëgjimore në komision, se ky universitet ka kërkuar rritjen e buxhetit, për të përmirësuar nivelin e pagave të pedagogëve dhe për të mbështetur përmirësimin e standardeve të mësimdhënies.
Ndiqeni deklaratën e Rektorit të Universitetit të Tiranës.