Titulli: “Rëndësia e ratifikimit nga shqipëria të Konventës së Hagës së 2019 “Për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështjet civile dhe tregtare” (Konventa e Vendimeve e HCCH 2019)”;
Referencë: Nr. 1516/2 Prot., datë 22.05.2023;
Kohëzgjatja: 9 muaj;
Qëllimi: Ky projekt ka për qëllim të nxjerrë në pah se si ratifikimi nga Shqipëria i Konventës së Hagës të 2019 “Mbi njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të huaja në çështjet civile dhe tregtare”, e njohur si Konventa e Vendimeve e HCCH 2019, mund të ndikojë në përmirësimin e kushteve për lehtësimin e ekzekutueshmërisë së vendimeve gjyqësore shqiptare jashtë dhe anasjelltas. Në funksion të këtij objektivi është dhe analiza e kuadrit ligjor ekzistues dhe e praktikës gjyqësore në Shqipëri, në disa shtete europiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të gjykatave të huaja, me qëllim evidentimin nëse mundësia e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe tregtare të gjykatave të huaja në Shqipëri dhe e atyre shqiptare jashtë është efektive, apo jo;
Koordinator: Fakulteti i Drejtësisë;
Programi: Universiteti i Tiranës, Kërkim, Ekselencë, Inovacion (UT-KEI)