Kjo rregullore përcakton rregullat për përgatitjen, organizimin, zhvillimin, administrimin, mbikqyrjen dhe shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për Këshillat Studentore të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës dhe për Këshillin Studentor të Universitetit të Tiranës, si edhe kushtet dhe afatet për regjistrimin e kandidatëve, të drejtat dhe detyrimet e tyre, dokumentacionin zgjedhor, listat e zgjedhësve, fushatën zgjedhore, rregullat për organizimin dhe funksionimin e administratës zgjedhore, kriteret për hartimin e listës të zgjedhësve, procedurat për votimin, vlerësimin dhe numërimin e votave, shpalljen e rezultateve, procedurat për shqyrtimin e ankimimeve, si edhe rregullat për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit.