Njoftim!
Rrjeti i Universiteteve të Detit të Zi (Black Sea Universities Network), ku Universiteti i Tiranës ëshë anëtar, organizon Konferencën Ndërkombëtare “Kohezioni social në rajonin e Detit të Zi”.
Kjo Konferencë do të organizohet në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Universitetin e Ankarasë dhe Universitetin e Bukureshtit.
Aktiviteti do të organizohet në datat 15 dhe 16 shtator 2020 dhe do të mbahet online.
Në këtë Konferencë janë të ftuar akademikë, studentë, anëtarë të parlamentit, përfaqësues të autoriteteve lokale, përfaqësues të pakicave kombëtare, ekspertë të fushës, ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike të vendeve anëtare të BSEC dhe organizatave të tjera ndërkombëtare e gazetarë.
Pjesëmarrësit duhet të plotësojnë formularin “Registration form”, sipas linkut:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfrFskP3OuBBF4K43AILMH9UCoz13vYjYPRXKhIJA3ZLfUBKA/viewform
Universiteti i Tiranës ju fton të merrni pjesë!