Seminaret verore të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare për vitin 2026! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Seminaret verore të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare për vitin 2026!

Ministria e Arsimit informon mbi seminaret verore të gjuhës letërsisë dhe kulturës bullgare për vitin 2026, ku për Republikën e Shqipërisë janë parashikuar 3 kuota:

1 kuotë pranë Universitetit të Sofjes St. Kliment Ohridski, për periudhën 12-31 korrik 2026;
2 kuota pranë Universitetit Veliko Tarnovo St. Kiril dhe Metodi, për periudhën 12 korrik – 1 gusht 2026.

Pala bullgare mbulon shpenzimet e akomodimit, ushqimin dhe programin arsimor-kulturor, ndërsa shpenzimet e udhëtimit dhe sigurimit shëndetësor mbulohen nga vetë pjesëmarrësit.

Afati për aplikim është data 10 maj 2026 dhe kryhet në adresën: embassy.tirana@mfa.bg.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese!

Uni Education by Shark Themes