Më datë 16 Tetor 2020, Ky titull iu dha me motivacionin “Për kontribut të shquar në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në fushën e arsimit dhe kulturës, në përfshirjen e gjerë të personelit akademik dhe studentëve të Universitetit të Tiranës në programet e Departamentit të Shtetit me ndikim të lartë në formimin akademik dhe professional, në fuqizimin e rolit të grave në shoqëri si dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri”.
Rektori i UT, Prof. Dr Artan Hoxha vlerësoi kontributin e Znj. Marie Royce në rritjen e mundësive për përfshirjen e studentëve dhe profesionistëve nga Shqipëria në programe të ndryshme të Departamentit të Shtetit si një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin profesional të tyre dhe shkëmbimin e eksperiencave arsimore midis Shqipërisë dhe SHBA.
Znj. Royce u shpreh se ndihej e nderuar që ishte amerikania e 3 që merrte këtë titull të lartë nga Universiteti i Tiranës dhe theksoi se bashkëpunimi në fushën e arsimit me Shqipërinë do të vijojë të jetë në vëmendje të punës së saj.