Shtyhet thirja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës, Greqi. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shtyhet thirja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës, Greqi.

Shtyhet thirja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës, Greqi.
Në kuadër të programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për internship (praktikë mësimore) për studentët Master të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës (Qendrën e Gjuhëve të Huaja) në Greqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2025 – 2026.
https://www.uoi.gr/en/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për praktikë mësimore;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Master;
Kohëzagjatja e bursave:
– 1 tetor 2025 – 28 Janar 2026;
Fushat:
– Gjuhë gjermane;
– Gjuhë angleze;
– Gjuhë italiane.
Për më shumë informacion referohuni:
https://www.ysu.am/sites/default/files/inline-files/English%20Language%20Assistant_Offer.pdf
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën shqipe dhe angleze / gjermale / italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti e nivelit master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermale / italiane, në varësi të gjuhës në të cilën propozoni të kryeni intenshipin);
– Listë notash e nivelit bachelor dhe master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermale / italiane, në varësi të gjuhës në të cilën propozoni të kryeni intenshipin);
– Diplomë e nivelit Bachelor;
– Letër Motivimi në gjuhën shqipe dhe angleze / gjermale / italiane, në varësi të gjuhës në të cilën propozoni të kryeni intenshipin;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B2);

Për më shumë informacion:
https://erasmusintern.org/traineeship/language-teaching-assistant-english-or-german-or-italianaccepted-only-erasmus-scheme
Studenti gjithashtu duhet të aplikojë online në linkun:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeMC6r1tNis8nthMsgiFTNKOemaaNOMFEEixcvcpTO6VncPGQ/viewform
Afati për aplikim: 12 Maj 2025
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!