Shtyhet thirja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës, Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shtyhet thirja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës, Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023

Në kuadër të programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për studime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023. https://www.uoi.gr/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzagjatja e bursave:

– Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër);

Fushat:

– Gjuhë Greke;

Për më shumë informacion referohuni: https://ptde.uoi.gr/wp-content/uploads/%CE%9F%CE%94%CE%97%CE%93%CE%9F%CE%A3-%CE%A3%CE%A0%CE%9F%CE%A5%CE%94%CE%A9%CE%9D-2022-2023.pdf https://www.uoi.gr/en/education/departments/department-primary-education/

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

– CV (në gjuhën angleze / greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / greke;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuha greke / gjuha angleze niveli B1/B2);

 

– Dokumenti Learning Agreement*

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

– CV (në gjuhën angleze / greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti e nivelit bachelor dhe master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

– Listë notash e nivelit bachelor dhe master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

– Diplomë e nivelit Bachelor;

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / greke;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuha greke / gjuha angleze niveli B1/B2);

 

– Dokumenti Learning Agreement*

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Pjesa më e madhe e lëndëve në Unversitetin e Janinës ofrohen në gjuhën greke, por studentët mund të ndjekin kurse në gjuhën angleze, në formën e tutorialeve, kurseve të leximit, punës me projekte etj.

Afati për aplikim: 23 Dhjetor 2022

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!