Shtyhet thirrja për aplikime në Universitetin e Studimeve të Napolit Federico II, Itali

Shtyhet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Studimeve të Napolit Federico II, Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021. (Print)

Në kuadër të programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për bursa shkëmbimi për studime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Studimeve të Napolit Federico II, në Itali për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.

 

http://www.unina.it/home


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;
– Master;

– Ph.D.

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (5 muaj);
– Master (5 muaj);

-Ph.D (5 muaj).

Fushat e studimit:

 

-Shkenca politike;

– Të drejtat e njeriut;

-Marrëdhënie ndërkombëtare;

-Studime mbi paqen dhe konfliktet;

-Histori politike;

– Studime të politikave publike.

Për më shumë informacion referohuni linkut:

http://www.scienzepolitiche.unina.it/

Bursat përfshijnë: 

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: 
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze/ italiane në varësi të programit të studimit); 
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/ italiane në varësi të programit të studimit);
-Listë notash (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/ italiane në varësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/ italiane në varësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht/ Italisht B1);
-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. 


KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Studimeve të Napolit Federico II lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit); 
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Listë notash dhe diplomë e nivelit Master (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Listë notash dhe diplomë e nivelit Bachelor (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht/ Italisht B1);
-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. 


KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Studimeve të Napolit Federico II lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Doktoraturë:

-CV (në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit); 
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Listë notash e nivelit Master (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Listë notash dhe diplomë e nivelit Bachelor (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht/ Italisht B1);

-Plani i kërkimit mbi tezën e PhD (i cili duhet të firmoset nga pedagogu udhëheqës në UT dhe nga një pedagog në Universitetin e Studimeve të Napolit);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. 


KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Studimeve të Napolit Federico II lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

 

Afati për aplikim: 19 Mars 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni me Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën e e-mail: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *