Shtyhet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin Aksaray në Turqi, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare me temë Promoting Sustainability for Higher Education që ky universitet do të organizojë, në datat 28 Prill – 02 Maj 2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shtyhet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin Aksaray në Turqi, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare me temë Promoting Sustainability for Higher Education që ky universitet do të organizojë, në datat 28 Prill – 02 Maj 2025.

 

Shtyhet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin Aksaray në Turqi, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare me temë Promoting Sustainability for Higher Education që ky universitet do të organizojë, në datat 28 Prill – 02 Maj 2025.

 

https://www.aksaray.edu.tr/ 

 

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

 

– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim (5 ditë);

 

Për më shumë informacion:

 

https://erasmus.aksaray.edu.tr/dosya/c4d73ad1-82c8-4f98-9125-7acfcf55a328.pdf 

 

Bursat përfshijnë: 

 

-Kompensimin ditor për stafin (140 Eur / ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV (në gjuhën angleze / turke) + Lista e publikimeve; 

– Kopje e Pasaportës; 

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / turke); 

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe); 

– Certifikata e gjuhës së huaj; 

-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);

– Plani i mobilitetit për trajnim;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën: 

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx 

 

Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 22 Janar 2025

 

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!