Shtyhet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, financuar nga Programi Erasmus +, është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetet e mëposhtme në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Lista e universiteteve për aplikim:
– Università Politecnica delle Marche
– Università degli Studi di Camerino
– Università degli Studi di Ferrara
– Università degli Studi di Macerata
– Università degli studi di Messina
– Università degli Studi di Milano-Bicocca
– Università degli Studi di Teramo
– Università degli Studi di Trieste
– Università degli Studi di Udine
– Università degli Studi di Urbino “Carlo Bo”
https://www.uniadrionitaly.it/contatti/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Studenti mund të aplikojë në maksimumi 2 prej universiteteve të rrjetit njëkohësisht.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
Fushat e shkëmbimit:
– Bazuar katalogut të lëndëve të ofruara në secilin universitet:
Università Politecnica delle Marche – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2023/11/fact-sheet-UNIVPM.pdf
Università degli Studi di Camerino – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/11/UNI_CAMERINO.pdf
Università degli Studi di Ferrara – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/10/UNI_FERRARA.pdf
Università degli Studi di Macerata – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/10/UNI_MACERATA.pdf
Università degli studi di Messina – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/10/UNI_MESSINA-1.pdf
Università degli Studi di Milano-Bicocca – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/10/UNI_MILANO-BICOCCA.pdf
Università degli Studi di Teramo – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/11/UNI_TERAMO.pdf
Università degli Studi di Trieste – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/11/UNI_TRIESTE.pdf
Università degli Studi di Udine – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/10/UNI_UDINE.pdf
Università degli Studi di Urbino “Carlo Bo” – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/10/UNI_URBINO.pdf
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane), për studentët e nivelit Master duhet dhe lista e notave e nivelit Bachelor;
– Kopje e diplomës (për studentët Master);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane;
– CV (në gjuhën angleze / italiane);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2 / Italisht B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar programin që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët (në këtë rast kërkimi i temës së diplomës) dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet si të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Learning-Agreement-outgoing-student-template.docx
Afati për aplikim: 22 Nëntor 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!