Titulli i Disertacionit: Strategjitë Manaxheriale për Qëndrueshmërinë Operacionale Bankare gjatë Krizës Covid-19. Rasti i Shqipërisë
-
Autori: Sibora Skënderi
-
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Menaxhimit
-
Fusha e studimit: Menaxhim
-
Data e publikimit: 27.04.2026
-
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Agim Fjolla
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
Abstrakti
Ky disertacion trajton strategjitë manaxheriale të bankave në Shqipëri për të ruajtur qëndrueshmërinë operacionale gjatë krizës së pandemisë COVID-19. Përmes një qasjeje të kombinuar cilësore dhe sasiore, ky studim eksploron mënyrat se si bankat kanë përballuar sfidat e shkaktuara nga pandemia, duke përfshirë menaxhimin e riskut, dixhitalizimin dhe ristrukturimin e operacioneve. Analiza fokusohet në performancën financiare të bankave përmes kthyeshmërisë nga kapitali (ROE), si dhe menaxhimin e burimeve njerëzore dhe teknologjisë në këtë periudhë krize. Rezultatet tregojnë se strategjitë proaktive dhe inovative, të ndjekura nga bankat, kanë luajtur një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit operacional dhe në përballimin e krizave të ardhshme. Studimi përfshin gjithashtu një analizë të kuadrit rregullator dhe ndikimin e tij në qëndrueshmërinë bankare. Në fund, punimi ofron rekomandime të qarta për përmirësimin e qëndrueshmërisë operacionale të sektorit bankar në rast të krizave të ngjashme në të ardhmen.
Fusha:
Menaxhim Strategjik me fokus në Menaxhimin e Krizave dhe Qëndrueshmërinë Operacionale në Institucionet Bankare.
Fjalët kyce:
Qëndrueshmëria operacionale, Pandemia COVID-19, Dixhitalizimi bankar, Kthyeshmëria nga kapitali (ROE), Menaxhimi i riskut bankar
Abstract
This dissertation explores the managerial strategies employed by banks in Albania to maintain operational resilience during the COVID-19 pandemic. Through a mixed-method approach combining both qualitative and quantitative analysis, the study investigates how banks navigated the challenges posed by the pandemic, including risk management, digitalization, and the restructuring of operations. The analysis focuses on the financial performance of banks, particularly through the lens of Return on Equity (ROE), as well as the management of human resources and technology during this crisis. The findings reveal that proactive and innovative strategies adopted by banks played a crucial role in maintaining operational stability and preparing for future crises. The study also examines the regulatory framework and its impact on banking resilience. Ultimately, the research provides clear recommendations for enhancing the operational resilience of the banking sector in the face of similar crises in the future.
Field of study:
Strategic Management with a focus on Crisis Management and Operational Resilience in Banking Institutions
Keywords:
Operational resilience, COVID-19 pandemic, Banking digitalization, Return on Equity (ROE), Banking risk management
