Titulli i Disertacionit: SIGURIMET DHE MENAXHIMI I RISKUT NË BUJQËSI: SJELLJA E KËRKESËS SË FERMERËVE SHQIPTARË PËR SIGURIME
Autori: Jona BEZATI
-
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Financës
-
Fusha e studimit: Financë
-
Data e publikimit: 31.08.2026
-
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Jona Bezati
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
Abstrakti
Ky studim analizon rolin e sigurimeve bujqësore në menaxhimin e riskut në sektorin bujqësor shqiptar, duke u fokusuar në identifikimin e faktorëve që ndikojnë në kërkesën e fermerëve për sigurim dhe në gatishmërinë e tyre për të paguar për këtë instrument mbrojtës. Rëndësia e studimit lidhet me ekspozimin e lartë të bujqësisë shqiptare ndaj risqeve klimatike, biologjike dhe të tregut, si dhe me nivelin e ulët të zhvillimit të tregut të sigurimeve bujqësore në Shqipëri. Në këtë kuadër, sigurimet bujqësore trajtohen si një instrument i rëndësishëm i menaxhimit të riskut, që kontribuon në stabilizimin e të ardhurave, mbështetjen e investimeve dhe rritjen e qëndrueshmërisë së fermave.
Studimi mbështetet në të dhëna primare të mbledhura përmes anketimit të 452 fermerëve shqiptarë. Për analizimin e faktorëve që ndikojnë në gatishmërinë për t’u siguruar janë përdorur modelet Binary Logit dhe Binary Probit, ndërsa për vlerësimin e faktorëve që ndikojnë në gatishmërinë për të paguar për sigurimin bujqësor janë aplikuar modelet Ordered Logit dhe Ordered Probit. Rezultatet tregojnë se besimi ndaj kompanive të sigurimit, niveli i fitimit, posedimi i sigurimeve të tjera dhe aksesi financiar ndikojnë pozitivisht në kërkesën për sigurim bujqësor. Gjithashtu, besimi ndaj kompanive të sigurimit dhe aksesi financiar rrisin probabilitetin që fermerët të pranojnë nivele më të larta të primit të sigurimit. Gjetjet e studimit mbështesin nevojën për politika publike që nxisin zhvillimin e tregut të sigurimeve bujqësore përmes subvencionimit të primeve, përmirësimit të edukimit financiar dhe forcimit të besimit ndaj institucioneve të sigurimit.
Fusha: Financë, Sigurime dhe Menaxhim Risku në Bujqësi
Fjalët kyçe: Sigurime bujqësore, menaxhim risku, kërkesë për sigurim, gatishmëri për të paguar, fermerë shqiptarë, Binary Logit, Ordered Logit.
Abstract
This study examines the role of agricultural insurance in risk management within the Albanian agricultural sector, with a particular focus on identifying the factors influencing farmers’ demand for insurance and their willingness to pay for this protective instrument. The relevance of the study stems from the high exposure of Albanian agriculture to climatic, biological, and market risks, as well as the limited development of the agricultural insurance market in Albania. In this context, agricultural insurance is considered an important risk management instrument that contributes to income stabilization, investment support, and the enhancement of farm resilience.
The study is based on primary data collected through a survey of 452 Albanian farmers. Binary Logit and Binary Probit models were employed to analyze the factors affecting farmers’ willingness to insure, while Ordered Logit and Ordered Probit models were applied to assess the determinants of willingness to pay for agricultural insurance. The empirical results indicate that trust in insurance companies, income level, ownership of other insurance products, and financial access positively influence the demand for agricultural insurance. Furthermore, trust in insurance companies and financial access increase the probability that farmers are willing to accept higher insurance premium levels. The findings highlight the need for public policies aimed at promoting the development of the agricultural insurance market through premium subsidies, improved financial literacy, and strengthened trust in insurance institutions.
Field of study: Finance, Insurance and Agricultural Risk Management
Keywords: Agricultural insurance, risk management, insurance demand, willingness to pay, Albanian farmers, Binary Logit, Ordered Logit.
